Flash News

KRYESORE

Artan Fuga në News 24: Shqipëria ka nevojë për një konceptim të ri, ky sistem nuk e integron qytetarin

I ftuar në “Kjo javë” në Neës 24 pedagogu Artan Fuga komenton situatën politike në vend duke thënë se Shqipëria është në një situatë të vështirë me një system që nuk funksionon dhe e ka izoluar shqitarin brenda sistemit të tij.

“Shqipëria ka nevojë për një model të ri zhvillimi. Ka nevojë për një konceptim të ri të Shqipërisë, të ekonomisë, të arsimit. Sepse mua më duket sikur Shqipëria ka ngelur në shekullin e 20-të. Jo për analizë partish politike por mua më duket se ne kemi ngelur pa kapërcyer në shekullin e ri. Më duket sikur ky model nuk funksionon. Nuk e integron qytetarin brenda sistemit të tij,” ka thënë  Fuga për Nisida Tufën.

Fuga në News 24:

Fuga: Mbrojtja e votës është detyra numër një e shtetit.  Në këtë jave nuk mendoj që ka vend për protesta se pse duhet të jetë moment i qetë.  Kur ka shkelje të të drejtave të qytetareve duhet të ju drejtohen gjyqeve.  Nuk mendoj se ligjerimet e ashpra dhe të tenseniuara do të kthehen në veprime.

Programi i Bashës dhe Ramës, ku ndahen dhe ku bashkohen?

Fuga: Rama mbron edhe katër vjetët që ka qenë në pushtet. Basha me idenë e Republikës së Re ka kërkuar një transformim të modelit të qeverisjes së Shqipërisë. Por kjo ka qenë në fillim.

Pas marrëveshjes u duk se ka një marrëveshje të ketë ndryshime të caktuara. Por mua më duket se dallimi është ky që partia qeverisëse është e intresuara në mënyrë normale të mbroje modelin e zhvillimit gradual. Zoti Basha mbron idenë se kjo duhet kapërcyer

Të fundit