Flash News

KRYESORE

Artan Fuga: Parlamenti shqiptar do hyjë në historinë e botës si i vetmi që shkatërroi me ligj një teatër

Artan Fuga: Parlamenti shqiptar do hyjë në historinë e botës

Akademiku Artan Fuga ka shprehur sërish kundërshtinë për përpjekjen e mazhorancës së drejtuar nga kryeministri Edi Rama për të shembur Teatrin Kombëtar. Socialistët kanë dërguar në Kuvend një ligj me procedurë të përshpejtuar ku kërkojnë shembjen e godinës së teatrit dhe ndërtimin në  një pjesë të tokës së tij të disa kullave të larta.

Fuga thekson se me këtë vendim, Parlamenti i Shqipërisë do të hyjë në historinë e përbotshme si i pari dhe i vetmi që me ligj shkatërroi një teatër si vlerë historike shekullore.

Reagimi i Artan Fugës:

Ndergjegjen e fajesuar, plagen qe do te shkaktoje shkallmimi i monumentit te teatrit shqiptar, brejtjen, mallkimin qe do te ndjeki pas nuk do t' i sherojne jo lepirjet e ca aktoreve aktorues, por nuk do te kete prift, hoxhe, psikanalist, hedhes ushunjezash, psikanalist, masazhator, hedhes fallesh, gazetar propagandist qe t' i bejne te mos shkaktojne neuroza, konvulsione nokturne, kllapi, nevrasteni, te cdo eskavatorist, buldozerist, qe do te veje dore a kembe per te rrenuar ndertesen e teatrit kombetar. Pasi te aprovoje ate ligj makaber, ky parlament do te hyje ne historine e perbotshme si i pari dhe i vetmi qe me ligj shkaterroi nje teater si vlere historike shekullore. Pas asaj dite estrada parlamentare mbetet e vetmja loje skenike qe shqiptaret do te shohin si spekatore te drames te tyre.

Të fundit