Flash News

KRYESORE

Artan Fuga sfidon deputeten e PS: Eja në debat televiziv, do paraqes skandalin e radhës

Akademiku dhe profesori i njohur Artan Fuga ka ftuar në një ballafaqim televiziv deputeten e PS, Eglantina Gjermenin, një ditë pasi deklaroi publikisht propozimin anti-reformë të Akademisë të Shkencave.

“U bëj thirrje moderatorëve të studiove të debatit televiziv të organizojnë mes saj dhe meje, si përfaqësues i platformës alternative për reformimin e akademisë të shkencave, që ka me dhjetëra mbështetës në mjediset universitare, një ballafaqim ku do të paraqes skandalin e radhës”, shkruan ndër të tjera Fuga.

Ftesa:

Ftesë për organizim debati publik në studio televizive

Meqenëse deputetja ish ministre Eglantina Gjermeni doli publikisht si zë i grupit të deputetëve që kanë paraqitur si projektligj në Kuvend (pasi e kanë përvetësuar) propozimin antireformë të akademisë të shkencave, u bëj thirrje moderatorëve të studiove të debatit televiziv të organizojnë mes saj dhe meje, si përfaqësues i platformës alternative për reformimin e akademisë të shkencave, që ka me dhjetëra mbështetës në mjediset universitare, një ballafaqim ku do të paraqes skandalin e radhës.

Nëse pranon Eglantina Gjermeni, e cila e ka për detyrë transparencën publike, propozoj të thirren edhe drejtuesit aktualë të ministrisë të arsimit, zëvendës ministri Redi Shtino, deputetja Lindita Nikolla, sekretari shkencor i akademisë të shkencave Vasil Tole, shefi i kabinetit të kryetarit të Kuvendit, akademik, shefi i protokollit të kryeministrit që mesa duket thonë që qenka ngarkuar me këtë punë sipas burimeve të pautorizuara nga ministria e arësimit (unë nuk e besoj por në të kundërt ai duhet t'a përgënjeshtrojë) dhe kushdo deputet tjetër i këtij grupi.

Pres përgjigje për këtë thirrje që do të informojë publikun për shumë gjëra tejet interesante.

Të fundit