Flash News

KRYESORE

Artan Fuga: Skënder Gjinushi prodhon vazhdimisht gënjeshtra, për platformat të vendosi komuniteti shkencor i vendit

Artan Fuga: Skënder Gjinushi prodhon vazhdimisht gënjeshtra, për

Akademiku Artan Fuga ka reaguar sa i takon debatit që po zhvillohet rreth reformimit të Akademisë së Shkencave. Duke ju referuar qëndrimeve të shprehura nga Skënder Gjinushi, Fuga thotë se ia prodhon vazhdimisht gënjeshtra për platformën projektligjore që ai ka depozituar në Ministrinë e Arsimit.

Artan Fuga thekson se ai nuk merret fare me platformën që ka përpiluar Gjinushi bashkë me ish drejtues të Akademisë të kalbur të Shkencave, siç e quan ai, teksa shton se ka kërkuar vetëm që për të dyja platformat të vendosi komuniteti i gjerë shkencor i vendit.

“Skënder Gjinushi prodhon vazhdimisht gënjeshtra

për platformën projektligjore që kam depozituar në Ministrinë e arsimit lidhur me reformimin e Akademisë të Shkencave!

Ai nuk është në gjendje t'a kuptojë atë! Eshtë larg në kohë dhe në hapësirë. Vjen nga larg shumë!

Unë nuk merrem fare me platformën që ka përpiluar ai bashkë me ish drejtues të Akademisë të kalbur të Shkencave!

Unë kam kërkuar vetëm që për të dyja platformat të vendosi komuniteti i gjerë shkencor i vendit!

Ja sfida ime nga e cila kanë frikë të gjithë ata që kanë marrë peng Akademinë e Shkencave!”, shkruan akademiku Artan Fuga në rrjetin social Facebook.

Të fundit