Flash News

KRYESORE

Artan Fuga tregon arsyet se përse nuk duhet votuar në zgjedhjet e 30 qershorit

Artan Fuga tregon arsyet se përse nuk duhet votuar në zgjedhjet e 30

Akademiku Artan Fuga shpjegon se përse nuk ka vlerë vota në zgjedhjet lokale të 30 qershorit. Në një status në Facebook, ai sqaron se nuk i janë krijuar kushtet juridike që të shfrytëzojë të drejtën kushtetuese, se nuk i beson KQZ-së dhe se sepse procesi ka vendosur mjete shtetërore në shërbim të forcave politike të privilegjuara.

“Bindja ime shprehur disa javë përpara! Ndjehem i prekur në të drejtat e mia qytetare sepse nuk më janë krijuar kushtet juridike të shfrytëzoj të drejtën kushtetuese të votës, nuk kam alternativa për të zgjedhur, nuk i besoj një komisioni qendror zgjedhor krejt partiak dhe me vendime juridikisht të papranueshme, sepse ende nuk kam një vendim të gjykatës kushtetuese për dekretin e Presidentit që anulon zgjedhjen e 30 qershorit, sepse në vend të fushatave kam parë policë, protestues dhe fjalime patetike elektorale pa lidhje fare me pushtetin lokal, sepse askund nuk kanë bërë një audit për të thënë çfarë premtoi reforma territoriale dhe çfarë pasojash reale ka sjellë, sepse kam druajtje nga tensionet sociale që mund ta drobolisin Shqipërinë, sepse komisionet zgjedhore për numërimin e votave janë të pabesueshme për mua meqë pa vëzhgues opozitarë, sepse procesi ka vendosur mjete shtetërore në shërbim të forcave politike të privilegjuara. Ndjehem i prekur në të drejtat e mia politike!”, shkroi në profilin tij, Fuga.

Të fundit