Flash News

KRYESORE

Artan Fuga vë në lojë ministret pas këshillave për tërmetin: Partia e ka graduar direkt nga arat me misër

Akademiku Artan Fuga ka vënë në lojë ministret e qeverisë Rama, pas deklaratave dhe këshillave të tyre për qytetarët në lidhje me lëkundjet e tërmetit që kanë goditur vendin tonë në tri ditët e fundit.

Ministrja e Mbrojtjes reagoi pas lajmit të publikuar në disa portale se do të binte tërmet të dielën në orën 23:30 dhe tha se një gjë e tillë nuk mund të parashikohet.

Kurse Ministrja e Arsimit, Besa Shahini këshilloi fëmijët që të mbanin jastëkë në çantë e në rast lëkundjesh ta vinin në kokë e të dilnin  nga ndërtesa.

Ai ka ironizuar edhe akuzat për përhapje paniku dhe bllokimin e rrugës nga makinat e shumta me njerëzit që po tentonin të dilnin nga kryeqyteti.

Statusi

Po tajfunet që afrohen nga oqeani dhe shkatërrojnë krahina të tëra vendesh shtetesh të fuqishme si Bahamasi? Furtuna e fuqishme, ardhja e asteroideve, po ardhja e gripit që vret mijra njerëz?

Po se kur do të shuhet Dielli a parashikohet?

Po kush fiton ndeshjen të dielën tjetër midis Teutës dhe Lokomotivës?

Jo! Thonë budallenjtë, janë punët të Zotit ato! - ja plas njeri.

Nuk parashikohen - ja pret tjetra që partia e ka graduar ministre direkt nga arat me misër. E shumta, mbani o kalamanj një jastëk në çantë dhe vëreni në kokë kur të bjerë tërmeti dhe ikni nga dritaret!

Uauuuauauaaaaaa!

Ore po budallallëku a parashikohet?

Parashikohen tërmetet o posssiiii! - ja plas pas pilafit kur i del basti njerit nga Qiproja a nga Madagaskari. Po ku ishe o t'u mbylltë para sesa të binte tërmeti!!!

Ahaaaaaa! Nuk doje panik? Pse Çikago është Tirana që bllokohet nga veturat si nëpër filma me vullkane!!! Ne ja japim vrapit a derëzi! Mos na qaj hallin!

Të fundit