Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha akuzon shefat e policisë: Janë pjesë e borderove të grupeve kriminale

Artan Hoxha akuzon shefat e policisë: Janë pjesë e borderove

Artan Hoxha në një deklaratë në “News 24” është shprehur se drejtuesit e policisë e marrin rrogën nga bandat kriminale dhe se që në momentin e parë që merr postin e drejtuesit të policisë, bëhen tentativa për tu futur në borderotë  e grupeve kriminale.

Kurse sa i përket ministrit Brendshëm Hoxha është shprehur se nëse nuk krijon struktura të reja të policisë nuk mund të godasë asnjë bandë, por do të marr përsipër situatat që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit në Shqipëri.

“Grupet kriminale po fuqizohen aq shumë sa paguajnë rroga mujore për shefat e komisariateve ose për drejtorë policie. Në këto momente vetëm një moment ju japin, nesër ka operacion dhe ata nuk dalin. Ka shkuar policia, ka bërë një super operacion, po kë kanë kapur? Duket si diçka shumë normale, por një shef komisariati sapo merr detyrën menjëherë bëhet tentativa për tu futur te borderoja e grupit kriminal që ka krijuar biznese të ligjshme.  

Fatmir Xhafa e ka të vështirë betejën, ka përball grupe që e kanë sfiduar shtetin, janë të paprekshëm, janë ata të cilët ua japin rrogat drejtuesve të policisë. Ai e ka premtuar, do t’i duhet vullnet i jashtëzakonshëm politik. Nëse do besojë të ajo kupolë drejtuese që ka është punë për të, por nëse do ta bëjë vërtet atë që ka thënë të godasë bosat e krimit, do të duhet të drejtoj një ekim që të mos ketë mbi vetë përgjegjësitë e situatave që kanë ndodhur në dy dekadat e fundit në territorin e Shqipërisë. Me këtë nivel drejtuesish  të korruptuar dhe nën presionin e bandave s’mundet.  Nuk po themë se do godasë të gjitha grupet, por dy, tre duhen goditur”, - tha Ylli Manjani.

 

Të fundit