Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha e konsideron hakmarrje politike arrestimin e dy ish-drejtorëve: Po t’i “shtrydhin” mirë, do marrim vesh se te cilët ‘peshkaqenë’ kanë shkuar miliona euro

Artan Hoxha e konsideron hakmarrje politike arrestimin e dy ish-drejtorëve:

Gazetari Artan Hoxha e konsideron arrestimin e dy ish-drejtorëve të Autoritetit Rrugor si hakmarrje të kryeministrit Edi Rama ndaj dy kundërshtarëve politikë, Lulzim Basha dhe Monika Kryemadhi, të cilët e sulmojnë për Nazer Seitin, financieri i bandës së Habilajve.

Hoxha thekson se nëse prokuroria do t’i “shtrydhë” mirë Dashamir Xhikën dhe Andi Tomën, do të mësojmë se te cilët ‘peshkaqenë’ kanë shkuar qindra milionë euro të rrugëve të pambaruara.

Por sipas Hoxhës, arrestimin e dy ish-drejtorëve, kryeministri Rama do e përdorë për presion ndaj Bashës dhe Kryemadhit kur këta t’i kërkojnë llogari për ekstradimin e Seitit.

Reagimi:

Eh si e solli carku,....pune llogaritaresh...

po ankoheshim se u ekstradua per ne Itali "llogaritari" i Habilajve, por....

Por shkon ky prokurori i ri i Elbasanit, edhe te kap dy "llogaritar" njeheresh, e cfare llogaritaresh se?!!!!

Jo si ai i Babices qe i bente hesapet e hashashit me kalem te veshi, por llogaritar me kostum kashmiri qe i benin llogarite me teknologjine e fjales se fundit....

Njeri, Andi Toma, besoj s'ka nevoje per prezantim, llogaritari i Qeverise Berisha 1, e pastaj qeverise Berisha-Meta, e tjetri, Dashamir Xhika i qeverise Rama-Meta....

Po ti "shtrydhin" mire keta llogaritaret qe kane bere kerdine ne tenderat e rrugeve, do marrim vesh se te cilet peshkaqene, blu a te kuq, kane shkuar qindra milione euro te rrugeve te pambaruara kurre, te Shqiperise....

Tani kur te dale Monika me Lulin te thone: Ku shkoi llogaritari i Tahirit...

Do dale "I Gjati" te thote: Rrini urte se kam kapur edhe "llogaritarin" e rruges Durres-Kukes te Lulit, edhe "llogaritarin" e rruges Tirane-Elbasan te Monikes....

Eh c'vete kjo pune, fiks si thote populli: Ti fusin te dyja kembet ne nje kepuce(ne fakt ne rastin e Monikes shkon, ne nje cizme)...

Prandaj ju "llogaritare" qe nuk u kane trokitur akoma te dera, merrni masa sa nuk eshte vone. O futjani vrapit jashte shtetit nga syte kembet, ose dorezoni kalema, deftere e makina llogaritese se u be keq puna...

Të fundit