Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha e pyet për lidhjet me biznesmenin e njohur, Taulant Balla: Nëse verifikohet, unë lë mandatin e deputetit

Artan Hoxha e pyet për lidhjet me biznesmenin e njohur, Taulant Balla:

Deputeti dhe kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla i është përgjigjur pyetjeve përballë një paneli me tre gazetarë dhe analistë të njohur mbrëmë në Top Show.

Ai u është përgjigjur disa pyetjeve, e më konkretisht është ndalur te akuzat e opozitës për lidhjet e tij me biznesmenin Edmond Bego dhe favorizimin e tij në “pazaret” e tenderave.

Gjatë debatit, Balla i ka mohuar këto akuza dhe ka deklaruar se nëse verifikohet një fakt i tillë, atëherë ai jep dorëheqjen si deputet i PS.

“Nëse verifikohet se unë kam qenë në makinë me Begon në Korfuz, atëherë unë lë mandatin e deputetit që nga ky moment. Begon e njoh, por nuk e kam ndihmuar kurrë për asnjë lloj problemi me shtetin. Po deklaroj me përgjegjësi të plotë se me këtë rast jam njohur vetëm pasi është bërë publike nga PD. Tenderi është marrë në kohën kur ministër ka qenë i ndjeri Sokol Olldashi në vitin 2012”, u shpreh Balla.

Të fundit