Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha: Këtu kemi përmbarues me pistoletë te koka, atentati është kambanë alarmi

Artan Hoxha: Këtu kemi përmbarues me pistoletë te koka, atentati

Gazetari Artan Hoxha mendon se pa bashkëpunimin e institucioneve ligjzbatuese,, krimi i organizuar nuk merr dot asnjë pëllëmbë tokë në Shqipëri.

“Krimi i organizuar nuk i merr dot një pëllëmbë tokë, nëse nuk ka bashkëpunim nëse nuk ka një prokuror, një gjyqtar dhe një drejtor hipoteke që falsifikon provat dhe nuk ka një përmbarues. Në Shqipëri ka dy lloj përmbaruesish. Këta janë përmbarues me pistoletë në kokë.

Në Shqipëri janë 300 prokurorë të tjerë dhe problemi është që të parandalohen, që të ngrihen të tjerët. Janë 200 policë shteti të vrarë. Po filloi të godasë aty krimi s’ka çfarë i bën më politika. Duhet të ngrihet shoqëria. Kjo ngjarje duhet të merret si maskotë për të shkundur, është kambanë alarmi”, tha Hoxha në emisionin “Byro Politike” në Abcnews.

Të fundit