Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha: Njoftova ‘xhuxhin’ që në tetor se do të arrestohet

Gazetari Artan Hoxha është i bindur se Vangjush Dako do të arrestohet pas vendimit të DASH që e shpalli ‘non-grata’ në SHBA. Në një postim në Facebook, Hoxha ka publikuar një deklaratë të tij në emisionin ‘Opinion’ në 25 tetor 2018, ku deklaronte se ‘xhuxhi’ i dosjes 339 do të prangoset shpejt.

“I pata deklaruar live ish-kryebashkiakut te Durrësit, se personi me nofken “xhuxhi” qe përmendet ne përgjimet e dosjes 339, do te arrestohet, por prokuroret ende nuk e kane identifikuar saktësisht se kush është ai. Ne fakt qe nga ajo kohe prokuroria e Krimeve te Renda ka humbur 9 muaj e gjysme. Për ketë shkak dy prokuroret e kësaj dosje edhe pse kaluan vetingun ne KPK, nuk u renditen ne listen fituese te 15 prokuroreve kandidat per Prokurorine Speciale SPAK”, shkruan Hoxha.

Mbetët të shihet nëse parashikomi i gazetarit do të rezultojë i saktë, pasi deri tani nuk ka pasur ndonjë shenjë që do të dërgohet pas hekurave.

Të fundit