Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha nxjerr detaje të reja: Shkëlzeni nuk vdiq nga arma e tij. Kamerat brenda Gardës nuk funksionojnë

Artan Hoxha nxjerr detaje të reja: Shkëlzeni nuk vdiq nga arma e tij.

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë disa detaje të reja sa i përket vdekjes së Shkëlzen Qordjes, shofer i ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj. Në emisionin ‘Opinion’, Hoxha tha se arma me të cilën është (vetë)vrarë Qordja nuk i përkiste atij, por shoqëruesit të ministrit Xhafaj.

Sipas Hoxhës, shoferët mbajnë armë pistoletë, ndërsa arma me të cilën u krye akti është automatik.

“Nuk është arma e shoferit, por arma e shoqëruesit. Ai është i gjetur i vrarë me automatik, që nuk mbahet nga shoferi”, tha Hoxha.

Gazetari tha gjithashtu se brenda ambienteve të Gardës së Republikës nuk punojnë kamerat e sigurisë, pasi institucioni po transferohet në një tjetër godinë.

“Gardës së Republikës nuk i punojnë kamerat e sigurisë prej një muaji sepse po transferohet nga aty dhe po kalon te Pallati i Brigadeve. Prej më shumë se një muaj personeli po i heq kamerat dhe po i instalon në godinën tjetër. Të vetmet që mund të kenë kapur filmime janë kamerat e dy bankave aty pranë”, deklaroi Hoxha.

Hoxha shtoi se një roje e gardës ndodhej 15 metra larg vendit ku u gjend i vdekur Shkëlzen Qordja, por mesa duket ai nuk ka dëgjuar të shtënat.

Artan Hoxha hodhi poshtë edhe disa pretendime se Qordja kishte festuar deri në orën 05:00 të mëngjesit me disa miq, duke theksuar se viktima ka mbërritur në ambientet e Gardës pak pas mesnate.

Të fundit