Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha paralajmëron nga Afrika e Jugut: Biznesmeni do pastronte paratë e korrupsionit të politikanit shqiptar. Ka të reja për minierën e arit

Artan Hoxha paralajmëron nga Afrika e Jugut: Biznesmeni do pastronte

Artan Hoxha nga Afrika e Jugut, aty ku bashkë me një grup gazetarësh ndodhet prej dy javësh, ka bërë një paralajmërim të fortë.

Hoxha shprehet se do ketë të reja të tjera për ngjarjen e publikuar 2 vite më parë nga ai, ku biznesmenin Katriot Ismailaj do investonte 220 milionë dollarë në një minierë ari, për të pastruar paratë e korrupsionit të një politikani.

Postimi i Artan Hoxhës:

A e mbani mend historine qe publikova dy vite me pare se nje biznesmen(Kastriot Ismailaj) tashme gjendet prej dy vitesh i arrestuar dhe denuar ne burg, bashke me biznesmenen amerikane Rebeka Gaskin Gein, do blinin nje miniere ari ne Afriken e Jugut ku do te benin nje investim 220 milione dollar per te pastruar parate e perfituara nga korrupsioni te nje politikani shume te rendesishem shqiptare....

fillimisht pati nje investigim nga media zvicerane, me pas prokuroria shqiptare pergjoi me vendim gjykate disa biseda te biznesmenit me politikanin, ku ky i fundit i kerkonte te shkonte ne Zvicer dhe ta zgjidhte kete pune me median e vendit helvet....

dhe me qe jemi te pergjimet, pse u zhduken dhe u asgjesuan me vendim gjykate bisedat e pergjuara per kete afere qindra milione dollareshe?!!! Pse prokuroria me ardhjen e Adriatik Llalles ne krye i pushoi hetimet dhe i asgjesoi bisedat e pergjuara?!!! ...

thjeshte u kujtova meqe jam ne Afriken e Jugut dhe Llalla tashme mund te flas lirisht pasi i skadon mandati i kryeprokurorit pas pak ditesh...

Pas dy javesh qendrimi ne vendin e minierave te arit dhe diamantit, do kete te reja, por se pari duhet te nis nga puna SPAK, prokuroria speciale, qe pergjimet te mos asgjesohen serish dhe hetimet te mos pushohen per mungese provash...

 

Të fundit