Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha për dorëheqjen e Visho Ajazit: Përgjoi 823 herë Metën dhe 670 herë Ramën; shumë telefonata me të njëjtin person

Artan Hoxha për dorëheqjen e Visho Ajazit: Përgjoi 823 herë

Gazetari Artan Hoxha thotë se ishte surprizë dorëheqja e Visho Ajazit nga drejtimi i SHISH. Sakaq, ai është shprehur në emisionin ‘Studio e Hapur’ se largimi i Visho Ajazit është kërkuar edhe në vitin 2013. Artan Hoxha thotë se edhe Presidenti Meta dhe kryeministri Rama janë përgjuar, teksa kanë zhvilluar biseda me të njëjtin person.

“Çdo kryeministër që vjen, do që të ketë në krye të këtij shërbimi dikë që të jetë afër qëndrimeve të tij, pra të jetë i besuar, të mbledhë informacion për kundërshtarët e kryeministrit. Visho Ajazi është emëruar pas një marrëveshje mes Presidentit Nishani dhe kryeministrit Berisha në atë kohë. Pati këndvështrime kundër tij, pasi kishte qenë nëndrejtor në kohën e Gazidedes. Edhe partnerët strategjikë e mbështetën emërimin. Në dijeninë time dorëheqja e Ajazit është bërë ditën e premte. Ky shef Shërbimi është akuzuar edhe nga Presidenti Meta edhe nga kryeministri Rama. Po ju tregoj vetëm disa fakte. Mendojeni vetë: 823 herë është përgjuar Meta, telefonata të gjata me një person, në kohën që Ilir Meta ishte Kryetar i Kuvendit. Me të njëjtin person, Rama është përgjuar 70 herë. Rama është përgjuar edhe mbi 600 herë në biseda të tjera. Askush nuk e di se çfarë është bërë me ato përgjime”, tha Hoxha.

Sa i përket takimit Rama-Meta në Presidencë, Hoxha theksoi se mes tyre ka patur dakordësi për largimin e Ajazit, por jo për emërimin e Helidon Bendos si kreu i ri i SHISH.

Të fundit