Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha për kryeprokurorin: Kush është kandidati më potencial

Artan Hoxha për kryeprokurorin: Kush është kandidati më

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në “Kjo Javë” në News 24, komentoi zgjedhjen e Prokurorit të Përkohshëm të Përgjithshëm. Ai deklaroi se dy janë konkurrentët më potencial, duke përmendur Ferdinant Elezin dhe Arta Markun.

Sipas tij situata e sotme ndryshon nga ajo me Llallën pasi monitorohet nga ndërkombëtarët.

  “Mes kandidatëve mendoj se ka persona me integritet dhe që e përmbushin këtë detyrë.  Secili prej këtyre kandidatëve që të hyjë në Kuvend, duhet të ketë firmat e 28 deputetëve, dhe një deputet s’mund të vendosë dy emra.

Njëri prej tyre do bjerë pa hyrë në parlament pasi nuk plotëson këtë numër. Pavarësisht se kush do të jetë prokurori i ri i  përkohshëm situata është ndryshe nga koha me Llallën, pasi situata monitorohet nga ndërkombëtarët.

Në pamje të parë për mua janë Arta Marku, kryeprokurorja e Shkodrës, meqënëse është edhe femër, një femër është më pak e përfshirë në interefernca politike, por edhe Ferdinand Elezi, por të hënën do të vendoset mandati i ri i kryeprokurorit të përkohshëm, pa votat e opozitës.

Ashtu ndodhi edhe me Llallën, ishte propozim i LSI-së dhe u mbështet nga qeveria e PD në atë kohë,” tha Hoxha.

Të fundit