Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha i përgjigjet akuzave të Berishës: E kuptova qartë mesazhin e koduar që më çove

Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur akuzave të bëra nga ish-kryeministri Sali Berisha pas deklaratave të bëra gjatë emisionit ‘Opinion’, mbrëmjen e së martës. Hoxha falenderon Berishën për reklamën, siç e quan, teksa shton se “e kuptova qartë mesazhin e koduar që me çove”.

“Rrofsh për reklamen Doktor, edhe për kohën e gjatë që paske konsumuar për tu marrë me mua. E shoh që Opinioni i djeshëm të paske djeg keq, nuk është faji Bac, tjetërkund shikoi fajtorët. E kuptova qartë mesazhin e koduar që me çove”, shkruan ndër të tjerash gazetari Hoxha.

Postimi i plotë i Artan Hoxhës

Heuuuu breee, doktori paska shkruajtur statusin me te gjate te jetes se vet, dhe ma ka dedikuar mua personalisht. Rrofsh per reklamen Doktor, edhe per kohen e gjate qe paske konsumuar per tu marre me mua. E shoh qe Opinioni i djeshem te paske djeg keq, nuk eshte faji Bac, tjeterkund shikoi fajtoret. E kuptova qarte mesazhin e koduar qe me cove. Po me thua te mos e kaloj vijen e kuqe...Doktor para pak ditesh nga faqja jote shperndave kopertinen e Revistes Stern ku shkruheshin plot 12 faqe per trafikun e narkotikeve, edhe per ate rast faleminderit. Edhe aty une isha doktor...

Kaq sa per tani sepse jam duke ecur ne kembe neper shi Doktor, se nuk kam as eskorte dhe as truproje si ti, prandaj nuk kam mundesi te te shkruaj me gjate...

 

Të fundit