Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha: Policia fsheh ngjarjen, në makinë me Orest Sotën ka qenë edhe një person i dytë

Artan Hoxha: Policia fsheh ngjarjen, në makinë me Orest Sotën ka

Gazetari Artan Hoxha ka zbardhur një detaj të ri sa i përket ndalimit të shtetasit Orest Sota. Duke folur në edicionin e lajmeve në SYRI.net, Hoxha tha se në makinë me Orest Sotën ka qenë edhe një person tjetër, dhe sipas tij biznesmeni i ri nuk ka qenë fare në drejtimin e makinë.

“Makina ka shkuar tek postblloku, i është bërë shenjë të ndalonte, por nuk ka ndalur dhe ka ecur. Më pas ka hyrë në ambientet e kurimit, ku ka pretenduar se do të blinte 4 mijë ton hekur.

Policët kanë parë 2 persona në makinë dhe në drejtimin e makinës nuk ka qenë Ores Sota. Ku është ky njeri, pse policia thotë se është vetëm një njeri?", tha Hoxha.

Më tej, ai ngriti pyetjen se “pse nuk është bërë publik personi i dytë? Postblloku ka parë dy, kur ka hyrë tek Kurumi policia ka parë vetëm një njeri. Në postbllok janë parë dy persona në makinën Range Rover".

Të fundit