Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha: Qazim Sejdinit dhe policisë së Elbasanit i ka dal situata nga kontrolli

Artan Hoxha: Qazim Sejdinit dhe policisë së Elbasanit i ka dal situata

Në një intervistë për “News 24”, gazetari investigativ, Artan Hoxha, ka folur përgjendjen në Elbasan, ai ka deklaruar se situata  atje ka dalë jashtë kontrollit dhe se  Drejtoria e Policisë së këtij qarku nuk mund ta përballoj e vetme situatën e krijuar.

Për automjetin Audi që goditi patrullën e policisë më 18 shtator në Elbasan, Hoxha thotë se ishte në pronësi të shtetasit  Petrit Çela, pronar i tregut agro-ushqimor në këtë qytet. Ndonëse ai njihet si një tregtar i rregullt, i biri i tij ka pasur probleme me drejtësinë.

“Elbasani sundohet nga grupe kriminale të cilat e shohin këtë qytet si një nyje strategjike për kalimin e lëndëve narkotike jashtë vendit.

Rasti i Çapias pati një përfshirje edhe politike. Pavarësisht se ka kaluar kohë ende nuk janë kapur fajtorët e vërtetë të masakrës së 3 shkurtit të vitit të kaluar.

Kërcënimet dhe atentatet ndaj policisë dhe rendit në Elbasan  ka pasur edhe pas 3 shkurtit, ka diçka që nuk shkon në këtë qytet.

Grupet në këtë qytet kanë marr në dorë situatën  dhe po kontrollojë ekonominë, qeverisjen lokale  investimet dhe gjithçka tjetër. Kryetarit të Bashkisë, Qazim Sejdinit,  dhe Drejtorisë së Policisë së Elbasanit i ka dalë situata jashtë kontrollit, ai nuk ka më asgjë në dorë.

Një pjesë e mirë e forcave të armatosura të policisë janë atje për të siguruar jetën e disa qytetarëve të Elbasanit.  Ajo qe më bënë përshtypje është mos reagimi i shtetit për këtë situatë”,-  është shprehur gazetari investigativ.

 

Të fundit