Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha: Shtohen parcelat me kanabis, bota e krimit e fuqizuar

Artan Hoxha: Shtohen parcelat me kanabis, bota e krimit e fuqizuar

Gazetari investigativ Artan Hoxha i ftuar në “Top Show” është shprehur se situata në të cilën ndodhet vendi, është një periudhë e artë për botën e krimit. Sipas tij, kriza e tejzagjatur politike ka bërë që policia të fokusohet më shumë në protesta dhe jo në ndjekjen e personave në shkelje të ligjit.

“Është situata më e artë për botën e krimin. Policia është zënë me protestat dhe mitingjet. E dini që parcelat me kanabis janë shtuar. Që nga marsi deri më tani janë shtuar. Do ta shohim sa do të kapen. Sasi rekord. Ka patur shumë ngjarje, atentate mafioze”, sqaroi Hoxha, pa dhënë më shumë detaje se për cilat zona bëhet fjalë.

Rritja e sasisë së kultivuar të kanabisit u evidentua edhe nga emisioni investigativ “Narkotika” i Rai 3, ku një prokuror italian u shpreh se 1/3 e Shqipërisë është e mbjellë më lëndë narkotike.

Të fundit