Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha tregon emrin e një tjetër gazetari që është kërcënuar: I është vendosur pistoleta në kokë

Artan Hoxha tregon emrin e një tjetër gazetari që është

Gazetari Artan Hoxha, duke u nisur nga rasti i Klodiana Lalës, ka treguar kërcënimet që sipas tij u janë bërë gazetarëve të kronikës ndër vite.

Midis të tjerash, Hoxha përmend edhe emrin e gazetarit Flamur Vezaj, për të cilin tha se është kërcënuar dhe i është vendosur pistoleta në kokë.

“Flamur Vezaj, është larguar në SHBA. Kam qenë prezent kur është kërkuar mbrojtje për Flamurin. Iu vu pistoleta në kokë. Jemi para faktit që reporterët e këtij vendi kanë ikur. Ata që kanë ngelur kanë ikur”, u shpreh Hoxha gjatë intervistë për ‘Report Tv’.

Të fundit