Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha tregon skenarin për arrestimin e Llallës: Po kërkohet një gjyqtarë i përshtatshëm

Artan Hoxha tregon skenarin për arrestimin e Llallës: Po kërkohet

Gazetari Artan Hoxha, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit”, ka deklaruar se prokuroria ka kërkuar të sigurojë urdhër arrestin për ish-kryeprokurorin Adriatik Llalla, por ende nuk ka gjetur gjyqtarin e duhur për ta firmosur një urdhër të tillë.

“Ka një procedim numër 447 në ngarkim të Llallës, në prokurorinë e Durrësit. Prokuroria ka synuar të sigurojë një urdhër arresti në gjykatë, masë sigurie, por me sa duket nuk e ka gjetur gjyqtarin e duhur. Kjo nuk do të thotë se nuk do ta gjejnë në vijim.”

Nga ana tjetër, avokati i Adriatik Llallës, Sokol Hazizaj ka pohuar se nuk është njoftuar nga prokuroria për nisjen e një hetimi ndaj ish-kryeprokurorit të vendit. Ai shtoi se vetëm mungesa e këtij njoftimi i jep të drejtë zyrës së avokatisë që të kërkojë pavlefshmërinë e të gjitha veprimeve të kryera deri më tani nga Prokuroria.

Të fundit