Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha tregon vendin ku ishte fshehur Klement Balili: Ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra

Artan Hoxha tregon vendin ku ishte fshehur Klement Balili: Ka qëndruar

Gazetari Artan Hoxha, ka treguar detaje sa i takon intervistës së realizuar me Klement Balilin.

Në emisionin “A2 Sot”, Hoxha tha se Balili ka qëndruar për disa kohë në një zonë të Tiranës, ku jetojë sot edhe ministria dhe ish-ministria.

“Për aftësitë e tij për t’u fshehur e meriton të quhet “Magjistari”, ashtu siç e cilësoi edhe Donald Lu. Do të them një nga zonat ku ka qëndruar në Tiranë dhe duket e pabesueshme. Ai ka qëndruar në një zonë ku jetojnë rreth 10 ministra dhe ish-ministra. Afër në atë zonë duhet të jetë edhe Presidenti i Republikës. Është një zonë shumë e sigurt, por një njeri që merr një zonë me qira. Ai është një njeri që nuk është ekspozuar edhe shumë në media, ndërsa kishte ndryshuar edhe shumë pamja. Plus kishte edhe faktin që nuk kishte shumë armiq natyral”, u shpreh Artan Hoxha.

 

Të fundit