Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha zbulon skandalin: Super-bosi që furnizon me drogë ‘Cosa Nostra’-n u arrestua në Shqipëri dhe më pas u la i lirë

Artan Hoxha zbulon skandalin: Super-bosi që furnizon me drogë

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka zbuluar në emisionin “Kjo Javë” në News 24, një skandal që është mbajtur i fshehtë nga autoritetet. Hoxha ka deklaruar se një prej bosëve më të mëdhenj të drogës në jug të vendit është arrestuar pak kohë më parë në Shqipëri dhe më pas është lënë i lirë nga gjykata.

Gazetari nuk përmendi emrin e trafikantit, por bëri të ditur se pas arrestimit në një makinë të blinduar, shqiptari është lënë i lirë pas 28 ditësh.

Artan Hoxha theksoi se Shqipëria është në emergjencë kombëtare sa i përket narko-trafikut, megjithatë, situata është përmirësuar dukshëm nga një vit më parë.

Pjesë nga fjala e Artan Hoxhës:

Pas 4 ose 5 vitesh, më në fund para 2 muajsh është kapur një personazh shumë i rëndësishëm, një “boss” i trafikimit të drogës. Boss sepse ishte grumbulluesi më i madh në Jug të vendit, bëhet fjalë jo për dhjetëra ton por me qindra ton kanabis. Nga mediat dhe autoritetet italiane është cilësuar si furnitori kryesor i Cosa Nostra-s në Siçili dhe po kështu edhe i Santa Corona Unita në Puglia dhe prokurori i Katanias ka ardhur në Shqipëri 3 herë brenda 4 muajsh dhe kjo është një çështje e nisur nga Prokuroria e Katanias edhe pse bëhet fjalë për një ngarkesë të kapur në vitin 2014. U habita që u arrestua. Ky person u arrestua në një makinë të blinduar në Tiranë dhe u lirua brenda 28 ditësh. E prisja që të lirohej sepse sistemi ynë i drejtësisë nuk është në gjendje të mbajë peshq të këtij niveli. Pra ne kemi rrjeta për cironka, nuk kemi rrjetë peshkaqenësh. Brenda 28 ditësh ka dalë dhe ditën që ka dalë nga burgu e shoqëronin 3 makina të blinduara. Pra, llogarite këta janë personazhet. Këto 60 bandat, nuk ka nevojë të godasësh 60 bandat edhe pse ato kanë rëndësinë e vetë. Një fshatari dëm më i madh i bëhet kur i vjedhin një viç, atë ka pasuri ai, një biznesmeni i bëhet dëm kur i grabisin fabrikën. Në rastin konkret ky person, që mua mu duk vërtet arritje arrestimi i tij, brenda 28 ditësh u lirua dhe sistemi dëshmoi edhe njëherë që nuk është gati për të dhënë goditje në nivel të tillë. Dhe ne do kemi problematikë sepse nëse nuk godasim bosët e drogës të cilët kanë paranë në dorë, nëse nuk godasim financat e tyre, fenomeni mund të ripërsëritet siç ka ndodhur në të kaluarën.

Të fundit