Flash News

KRYESORE

Artan Hoxha zgjedh një foto me Shakohoxhën për të uruar “Don Dukën”: Rama nuk u përfshi në garë; Vllaznia do zëvendësohet nga Kruja

Artan Hoxha zgjedh një foto me Shakohoxhën për të uruar

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka uruar Armand Dukën për zgjedhjen për herë të pestë në krye të FSHF-së. Në njërin prej postimeve, Hoxha ka zgjedhur një foto të “Don Dukës”, siç ai e quan, me komentatorin sportiv, Dritan Shakohoxha.

Sipas gazetarit, kryeministri Edi Rama nuk u përfshi në garën për kreun e FSHF-së, pasi po ta bënte, Duka do të ishte larguar vetë, ndërsa bën përgjegjës këtë të fundit për pjesëmarrjen e lartë në tribunat e stadiumeve të njerëzve me kostume firmato dhe puro.

Artan Hoxha bën edhe një parashikim për kampionatit e ardhshëm, ku sipas tij, në Superligë do të ngjitet Kastrioti i Krujës dhe do të bjerë Vllaznia e Shkodrës. Ai nuk sqaron nëse kjo është një llogaritje bazuar në ecurinë e këtyre dy skuadrave në kampionatet respektive, apo është një pakt i ndikuar nga lart.

“Fine Fino-Olsi. Së shpejti Fine Mafia-Rama”, zëdhënësja e PD-së ironizon humbjen e socialistit

Reagimet e Artan Hoxhës:

Per te gjithe ata qe kishin dyshime, raundi i pare i votimit per presidentin e FSHF-se:

Armando Duka 39 vota

Bashkim Fino 22 vota

Gjergj Halo 0 vota

Para dy javesh ne emision me Gjergj Halon, I thashe qe te vleresoj per kurajon por do marresh vetem 0 vota. Ju duk habi, ndersa kur thashe se favoriti i padiskutueshem eshte Duka, paneli mu kthye duke thene se eshte Fino...

Te gjithe mendonin se Rama ishte pas kandidatures se Finos, e keni gabim, nese kryeministri do kishte hyre ne loje Duka ishte larguar vet...

Ta gezojme Don Duken, dhe ne fund te majit prisni te dale nga kategoria superiore skuadra me e vjeter e futbollit shqiptar, Vllaznia...vendin e saj e ze Kastrioti i Krujes...

Kampionati vazhdon jane dhe shume ndeshje per tu kurdisur...

---

Topi eshte i imi penalltine e gjuaj vete....

Urime Don Armando, te pacim sa malet...

Per te gjithe ata qe me kane pyetur pse ne ndeshjet e superliges shqiptare ka me shume njeres me kostum firmato dhe puro ne tribunen vip, se ne tribunen karshi ku duhet te jene tifozet....

Tashme e keni nje pergjigje....

Të fundit