Flash News

KRYESORE

Artan Lame premton legalizimin e apartamenteve në pallatet e braktisura nga pronarët

Artan Lame premton legalizimin e apartamenteve në pallatet e braktisura nga

Drejtori i përgjithshëm i ALUIZNI-t Artan Lame ka kërkuar nga qytetarët bashkëpunimin dhe organizimin për të evidentuar problemet e pallateve që janë braktisur nga pronarët.  Gjate nje takimi me banore në zonën e Laprakes, kreu i ALUIZNI-t, u beri thirrje qytetareve te informojnë zyrat e pushtetit vendor, por edhe ALUIZNIN për këto raste në mënyrë që të nisë verifikimi i pronës dhe më pas edhe legalizimi i objektit.

Në fjalën e tij Lame tha: “Organizohuni dhe na ndihmoni, na sillni informacion për ta vazhduar procesin edhe për objekte të tjera. Bashkëpunimi me qeverisjen vendore është i domosdoshëm dhe ne e bëjmë sepse kjo është pjesë e punës tonë. Këtu ishim për dy pallate, nuk dua t‘i zë me gojë pronarin, sepse nuk rron më, dhe për këtë arsye kishte mbetur e braktisur, por  mund të rreshtoja këtu me dhjetra objekte që janë në proces legalizimi pranë drejtorisë tonë dhe për këtë arsye ishte për të tërhequr vëmendjen vecanërisht për qytetarët për këtë kategori, sepse në shumë raste kanë paqartësi në procedura dhe paqartësi ku duhet të drejtohen.

Janë një numër i madh objektesh, pallate masive në të cilat pronarët e kanë humbur fare interesin dhe ne po mundohemi te lidhemi me banorët. Është e vështirë të komunikosh banor për banor në një pallat dhe kjo kërkon që banorët të mundohen të gjejnë një përfaqësi, inxhinier, jurist për të ndjekur procedurat. Ka një mori objektesh ku po përfundojnë procedurat me banorët sepse kemi arritur të organizohemi. Siç ka edhe një numër objektesh që ka përfunduar legalizimi dhe kanë marrë dhe lejet e lagalizimit pallate.

Drejtori i Pergjithshem i ALUIZNI-t, Artan Lame sebashku me deputeten e zones Vasilika Hysi shpërndanë lejet e legalizimeve për banorët qe kane blere apartamente ne pallatet e quajtura “Pallatet e Klares”.

 

Të fundit