Flash News

KRYESORE

Artan Lame publikon listat e redaktuara të ndërtuesve, 9 kompanive u kërkon falje

Pak ditë më parë, ALUIZNI publikoi listën paraprake e subjekteve ndërtuese me probleme në procesin e legalizimit të pallateve me shkelje në lejen e ndërtimit apo të braktisur nga ndërtuesit. Pas kësaj liste, ALUIZNI ju la një tjetër afat një-javor për t’u konsultuar me punonjësit tanë, të shprehnin pozicionin e tyre, pretendimet apo dokumentacionin në dispozicion.

“Ishte një surprizë pozitive për ALUIZNI-n fakti që plot 122 subjekte ndërtues ju përgjigjën thirrjes sonë dhe gjatë ditëve nga 31 maji deri dje, kontaktuan me drejtoritë tona në Tiranë dhe u përfshinë në procesin e legalizimit të pallateve të braktisura apo me shtesa pa leje, duke paraqitur dokumentacion të nevojshëm procedurial”, njoftoi sot ALUIZNI.

Sqarimi i ALUIZNI-t

I. Lista e subjekteve që do t’i përcillet Bashkisë, me kërkesën për të mos u pajisur me leje të reja ndërtimi pa përfunduar procedurat e legalizimit për objektet tashmë të nisura prej tyre (134 subjekte).

II. Lista e subjekteve të cilat ju përgjigjën thirrjes sonë për bashkëpunim dhe u paraqitën për të vijuar procedurat e legalizimit për objektet e ndërtuara prej tyre, apo që u verifikuan për pozicionin e tyre në raport me këto ndërtime. I falenderojmë këto Subjekte dhe shprehim gjithë dispozicionin tone për të përfunduar procedurat në të mirë të tyre dhe të banorëve të këtyre objekteve (122 subjekte).

III. Lista e subjekteve për të cilat kanë aplikuar banorët e këtyre objekteve në bazë të VKM 19/2017, ndërsa vetë Subjektet ndërtuese nuk janë paraqitur. Mirëpresim edhe në vijim çdo informacion apo kontakt prej këtyre Subjekteve për të vënë në proces legalizimin e ketyre objekteve (57 subjekte).

IV. Lista e subjekteve që u përfshinë në thirrjen e bërë prej nesh në datë 30 maj, gabimisht ose për shkak se shkeljet e tyre nuk kanë të bëjnë me kategorinë e objekteve të braktisura. Ju kërkojmë ndjesë këtyre Subjekteve për shqetësimin e krijuar dhe mbetemi në dispozicion për sqarime të mëtejshme (9 subjekte).

Të fundit