Flash News

KRYESORE

Artan Lame sqaron ç'do të ndodhë me banesat para vitit 1991, kërkesë për familjarët

Artan Lame sqaron ç'do të ndodhë me banesat para vitit

Kreu i ALUIZNI-t, Artan Lame në një deklaratë për median ditën e sotme njoftoi se nga e hëna do të nisë regjistrimi i banesave të para vitit 1991.

“Kjo është sfida e ardhshme e qeverisë. Duke nisur nga 17 shtatori, të gjithë ata që nuk kanë dokument pronësie për banesat para ’91, duhet të paraqiten në sportelet tona për aplikim. Të mbledhin çdo dokument që kanë në lidhje me shtëpitë e tyre të paregjistruara. Kjo nuk është e detyrueshme, por çdo dokument që mund të keni ndihmon institucionin për dosjen. Formulari i aplikimit mund të shkarkohet edhe në faqen e internetit të ALUIZNI-t”, shpjegoi Lame.

Më tej ai u bëri thirrje familjarëve që të mos krijojnë radhë por që të paraqiten fillimisht ata që e kanë të domosdoshme dokumentin e pronësisë.

“Të paraqiten ata që duan ta shesin shtëpinë, ata që duan të marrin kredi ose ata që janë për shpronësim sepse u kalon rruga te shtëpia”, shtoi më tej ai.

Të fundit