Flash News

KRYESORE

"Artet" e vënë në dispozicion të protestës, dëmtohet fonia dhe i ndërpresin energjinë elektrike

"Artet" e vënë në dispozicion të protestës,

Frika nga përçarja ka bërë që studentët të vënë në dispozicion foninë e të rinjve të Akademisë së Arteve, kjo me qëllim që fjalimet e tyre të mbahen vetëm nga një mikrofon.

Megjithatë, funksionaliteti i saj nuk ka zgjatur më shumë se sa për interpretimin e himnit të flamurti me violincelë, pasi fonisë i është ndërprerë energjia elektrike.

Po ashtu, siç raportohet në media fonia është dëmtuar, nga persona ende të panjohur.

Në këto kushte, të rinjtë e Arteve kanë theksuar se do të gjejnë forma të tjera përmes gjeneratorëve që ajo të jetë në dispozicion të studentëve në ditën e pestë të protestës.

“Ne kemi marrë edhe instrumente muzikore dhe do këndojmë në shenjë proteste, himnin e flamurit. Ne protestojmë me art”, është shprehur një student i arteve.

http://politiko.al/video-frika-nga-percarja-gjetja-e-studenteve-per-te-vijuar-te-bashkuar-protesten/

 

Të fundit