Flash News

KRYESORE

“Arti në mbrojtje të demokracisë”, letra e Ardian Vehbiut drejtuar artistëve: I treguat politikës një model fitues

Në takimin që po organizohet nga Partia Demokratike dhe Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, me temë “Arti në mbrojtje të Demokracisë dhe Interesit Publik”, autori dhe përkthyesi Ardian Vehbiu ka qenë “i pranishëm” me anë të një letre.

Në mesazhin e tij drejtuar Aleancës për Teatrin, Vehbiu ka shkruar se se me anë të protestës kundër prishjes së Teatrit, artistët i kanë dalë për zot një simboli dhe një ideali kulturor kombëtar.

“Duke u identifikuar me një objektiv kaq të fismë, kaq altruist sa ruajtja e një ndërtese historike nga prishja dhe e një institucioni nga dhuna arbitrare e prishësve, ju ndoshta i treguat politikës një model fitues”, shkruhet në letër.

 

Të fundit