All - Scripts - 4
All - Scripts - 5

Flash News

Desktop - General - 1

KRYESORE

Artikulli i ‘Deutsche Welle’ për plagjiaturat dhe elitat fiktive; këto janë tre zyrtaret e PS që nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi

Artikulli i ‘Deutsche Welle’ për plagjiaturat dhe elitat
All - Paragraf - 1

“Quo Vadis Shqipëri? Drejt Europës me elita fiktive?” Kështu e nis artikullin media gjermane, ‘Deutsche Welle’, për skandalin e plagjiaturave në Shqipëri. Në artikull kritikohen zyrtarët e lartë që janë kapur me artikuj të vjedhur, ndërkohë që nuk kanë mbajtur asnjë përgjegjësi dhe vijon të qëndrojnë në postet publike.

All - Paragraf - 3

Denoncimet për politikanët e përfshirë në skandalin e plagjiaturave kanë qenë si për mazhorancën, ashtu edhe për opozitën. Por për partinë në pushtet përgjegjësia është e dyfishtë edhe për faktin se zyrtarët e saj drejtojnë institucionet e vendit.

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, është konfirmuar se ka kopjuar në punimin e saj të doktoraturës. Përveç një reagimi në ditën e parë të skandalit kur njoftoi se do të kërkojë verifikim, Manastirliu nuk ka bërë asnjë hap tjetër për të sqaruar të vërtetën për publikun. Ministrja vijon detyrën edhe pse është kapur në vjedhje.

E njëjta gjë mund të thuhet për ish-ministren e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, doktoratura e së cilës ka rezultuar gjithashtu plagjiaturë. Pavarësisht skandalit, Kodheli vijon të drejtojë Komisionin parlamentar për Politikën e Jashtme.

Ndërkohë, rasti më i veçantë i përket Blerina Gjylametit, që tashmë konsiderohet si “kampionia e plagjiaturave”. Studiuesit kanë denoncuar vjedhjet e Gjylametit në doktoraturë dhe në disa artikuj të publikuar në revistat e huaja. Ajo është aktualisht drejtuese e Partisë Socialiste për degën e Tiranës.

Ogerta Manastirliu, Mimi Kodheli dhe Blerina Gjylameti ushtrojnë edhe detyrën si deputete brenda një Parlamenti që aktualisht ka mbetur pa opozitë.

Të fundit