Flash News

KRYESORE

Artikulli nga mediat zviceriane për Donald Lu: “Der Superalbaner”, gjahtari i mafies në Shqipëri

Artikulli nga mediat zviceriane për Donald Lu: “Der

Deklarata e ambasadorit Lu për krimin e organizuar në Shqipëri ka tërhequr edhe vëmendjen e mediave zviceriane. Në një artikull në gazetën “ Basler Zeitung” është vënë në fokus fjala e ambasadorit. I cili në përfundim të mandatit të tij ka dashur ti bëjë nj nderë të madh Shqipërisë dhe shqiptarëve duke goditur krimin.

Sipas kësaj gazete zvicerane, diplomatët duhet të heshtin kur të gjithë presin që ai të jap një mesazh të qartë, ai duhet të thotë hapur atë që nuk mendon, ky është rregulli që të gjithë diplomatët e shkollës së vjetër e dinë.

Qeveria shqiptare duhet t’i shpallë luftë krimit të organizuar, kërkoi Donald Lu. Ka ardhur koha për të arrestuar peshqit e mëdhenj. Vendi ku ai është ambasador, Shqipëria, është mbushur me trafikantë droge dhe pastrues parash.

Më pas diplomati filloi të fliste me terma konkrete. “4 klane mafie kontrollojnë Shqipërinë sot,” tha Lu. Gjithashtu përmendi emrat e tre “mbretërve të botës së krimit” që kanë korruptuar edhe drejtësinë shqiptare: Emiljano Shullazi, Lul Berisha dhe Klement Balili. Të gjithë shqiptarët i njohin emrat e tyre.

Ndër të tjera në këtë artikull thuhet se “Tani ai po lufton që Ëndrra Shqiptare të bëhet realitet, një shtet funksional që t’i bashkohet BE-së. Ai kërkon Reformën në Drejtësi që do të rishqyrtojë 800 gjykatës dhe prokurorë.” Kështu mbyllet artikulli për Shqipërinë.

Të fundit