Flash News

KRYESORE

Artistë, intelektualë, profesorë...Basha komenton nismën ‘edhe unë’: Disa media po e censurojnë, pronarët e TV po blihen

Artistë, intelektualë, profesorë...Basha komenton nismën

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka komentuar një nga nismat më të reja 'edhe unë’, e cila po qarkullon së fundmi në media.

Pjesë e nismës janë bërë emra të njohur si artistë, aktorë, intelektualë si mbështetje publike që kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në 30 qershor.

Sipas Bashës, nisma është një tregues se shqiptarët nuk i duan këto zgjedhje sipas tij farsë dhe pa opozitën. Madje, Basha thekson se ajo po censurohet në disa media si Top Channel dhe Klan.

“Kjo betejë e sigurt do ketë fundin autokratik të Ramës. 30 qershori e ka një domethënie, nis fundi i regjimit kriminal i Ramës. Edi Rama do përpiqet të ketë proces fals. Aleanca është në këmbë dhe shumë prej tyre kanë dalë publikisht, shumë media i censurojnë. Shikoni çfarë shkruajnë këta profesorë, artistë  intelektuale, nëse ju lënë pronarët që marrin shukat e parave që u vjedhin shqiptarëve, asnjë tv kombëtarë nuk e pasqyron lëvizjen ‘edhe unë’, dy veglat qorre të propagandës së Ramës, Top Channel dhe Klan. TCH ka rëndë brenda fare se ka tre ditë që nuk jep asnjë aktivitet të opozitës, duke vërtetuar se është një vegël që paguhet me paratë e shqiptarëve. Klani është treguar pak më i zgjuar se na ka pasqyruar, por rruga e mbarë i qoftë. Jemi të vendosur të çlirojmë median edhe në respekt të punës gazetarëve dhe operatorëve”, u shpreh Basha.

Artistë, gazetarë e politikanë në unison: “Duam të dënohemi, me 30 qershor s’do ketë votime

Të fundit