Flash News

KRYESORE

Artistët e teatrit i bashkohen protestës në Unazën e Re: Mos u tundni nga vendi se nuk kanë çfarë t’ju bëjnë

Artistët e teatrit i bashkohen protestës në Unazën e Re: Mos

Në ditën e 17 të protestës në Unazën e Re, banorëve të “Astirit” iu janë bashkuar edhe aktivistë të shoqërisë civile si dhe artistë, të cilët janë kundër shembjes së Teatrit Kombëtar.

Aktori Neritan Liçaj kërkoi nga banorët që të mos tërhiqen, duke theksuar se kemi të bëjmë me një aktivitet antikombëtar.  Ai u shpreh se Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën. Aktori iu jep kurajo protestuesve duke thënë se pushtetarët e kanë ditën e shkurtër.

“Mos u tundni nga vendi se nuk kanë çfarë t’ju bëjnë. Kemi të bëjmë me një pushtet anti kombëtar.  Rama është një diktator në tentativë, por shumë shpejt do hajë kokën. Do i mblidhemi tek Kryeministria dhe do flasë si Rikardi i tretë ‘një kalë, një kalë’. Qëndroni se asgjë nuk kanë për t’ju bërë. E kanë ditën e shkurtër”, tha aktori Neritan Licaj mes protestuesve.

Të fundit