Flash News

KRYESORE

Artistët ftojnë Parlamentin në peticion, kush ishin deputetët e PS që dolën kundër shembjes së Teatrit Kombëtar

Artistët ftojnë Parlamentin në peticion, kush ishin

Artistët ftojnë 140 deputetët e parlamentit  që tu bashkohen  pa dallim mbrojtjes së godinës së Teatrit Kombëtar, që rrezikon të shembet dhe në vend të tij të ndërtohet një tjetër me koston e humbjes së afro gjysmës së hapësirës në të cilën shtrihet.

Ata kërkojnë të përsërisin rastin e vitit 2002 kur më shumë se 50 deputetë iu bashkuan nismës për të ndaluar shembjen e godinës së teatrit dhe duke kërkuar shpalljen e tij si “monument kulture”.

“Panorama” sjell edhe një herë në vëmendje se cilët janë deputetët e PS që iu bashkuan nismës dhe bëhet fjalë për ish-deputetët  Vath Koreshi, Agron Tato, Petro Koçi, Servet Pëllumbi, Lekë Çukaj, Sabit Brokaj, Albert Gaçi etj.

Mes tyre kishte edhe nga të PD si Bamir Topi, Teodor Laço,  Jozefina Topalli, Fatmir Mediu, Besnik Mustafaj, Edi Paloka, jemin Gjana etj.

Ishte regjisori Kastriot Çipi, ai i cili gjatë takimit me Aleancën për Mbrojtjen e tetarit Kombëtar deklroi se do t’u kërkohet të gjithë deputetëve që të firmosin një peticion, pavarësisht se cilën parti përfaqësojnë.

 

 

 

Të fundit