Flash News

KRYESORE

Artistët italianë i bashkohen Aleancës për Mbrojtjen e Teatrit. Sonte me protestuesit

Një grup artistësh italianë, Compagnia della Città & Fabbrica Wojtyla, të pritur me duartrokitje në vitin 2016 me veprën “Prova d’attore” në Teatrin Kombëtar Eksperimental, do të jenë protestuesit e parë ndërkombëtarë të fushës teatrale që i bashkohen homologëve shqiptarë në mbrojtje të Teatrit.

Artistët e rinj të “Fabbrica Wojtyla” do të protestojnë sot në mbrëmje në sheshin midis dy godinave, raporton Politiko.al referuar medias italiane. Protestë që bëhet nëpërmjet një perfomance tingujsh dhe fjalësh, të frymëzuara nga vepra “Monodialoghi”, të autorit dhe regjisorit italo-shqiptar Patrizio Ranieri Ciu.

Bashkë me aktorët shqiptarë, italianët do të performojnë në shqip, në një union artistik dhe intelektual që është vetë arsyeja e Teatrit.

E veçantë sot do të jetë prania e një maske historike, simboli i Napolit dhe Italisë, “Pulcinella”, si përfaqësues i Komedisë së Artit; duke pasqyruar universalitetin e përvojës teatrore dhe të drejtën për të ruajtur historinë.

Politiko.al

Të fundit