Flash News

KRYESORE

Artistët letër Metës: Ju jeni filtri i fundit, kthejeni ligjin për rishqyrtim

Artistët letër Metës: Ju jeni filtri i fundit, kthejeni ligjin

Në kohën kur Presidenti Ilir Meta nuk është shprehur ende sa i takon ligjit që parashikon shembjen e godinës së teatrit Kombëtar, Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit, i është drejtuar kreut të shtetit me një letër të hapur.

Në letrën në fjalë, Aleanca thotë se në mungesë të funksionimit të Gjykatës së Kuvendit, Presidenti është filtri i fundit para miratimit të ligjit teksa rendit edhe shkeljet ligjore që ka ligji për teatrin. Gjithashtu, Aleanca risjell në vëmendje edhe vlerën që godina e teatrit dhe objektet përreth mbartin ndërsa përmendin edhe reagimin ndërkombëtar në mbrojtje të teatrit.

“Por meqë mungon Kushtetuesja, ju jeni filtri i fundit. Riktheheni atë për rishqyrtim”, thuhet ndër të tjera në letër.

Të fundit