Flash News

KRYESORE

Artisti boshnjak: Ballkanasve u pëlqen të mendojnë se Europa i ka frikë

Artisti boshnjak: Ballkanasve u pëlqen të mendojnë se Europa i ka

Rikardo Druskic është një artist i ri nga Bosnje-Hercegovina, punët e të cilit janë shpalosur së fundmi në Bruksel. Në një intervistë për ‘European Western Balkans’, Druskic ka folur edhe për mënyrën se si Ballkani dhe Europa e shohin njëra-tjetrën. Ai thekson se banorët e Ballkanit u pëlqen të mendojnë se evropiano-perëndimorët i kanë frikë ata.

“Njerëzit nga Evropa Perëndimore mendojnë për ne: ‘Njerëzit në Ballkan janë të çmendur, ata pijnë, qëllojnë me armë në dasma, vrasin njëri-tjetrin, janë të rrezikshëm. Ata kanë frikë nga ne. Mendoj se më e keqja është se njerëzit nga Ballkani e dashurojnë këtë identitet. Sepse, nëse ne nuk u pëlqejmë atyre (evropianëve), atëherë është më mirë që ata të na kenë frikë. Mënyra më e mirë për të luftuar kundër paragjykimeve të tyre dhe iluzionit që krijohet prej nesh, është kultura”, thotë Rikardo Druskic.

Sa i përket pikturave të tij murale, Druskic thekson se kërkon të japë mesazhin se nëpërmjet diversitetit mund të jetojmë në harmoni me njëri-tjetrin.

Të fundit