Flash News

KRYESORE

Artisti me famë ndërkombëtare xhiron videoklipin në bregdetin shqiptar (Video)

Artisti me famë ndërkombëtare xhiron videoklipin në

DJ britanik, Jonas Blue, këngët e të cilit njihen në mbarë botën, ka preferuar që videoklipin e ri ta xhirojë në bregdetin shqiptar.

Jonas Blue sapo ka publikuar këngën e re në bashkëpunim me këngëtarin australian, William Singe, videoklipi i së cilës është xhiruar kryesisht në plazhin e Jalës dhe përgjatë rrugës së Llogarasë.

Në vetëm dy ditë, kënga ka arritur në më shumë se 2 milionë klikime në ‘Youtube’.

Prezantimi i bregdetit shqiptar në videoklipin e Jonas Blue dhe William Singe është një reklamë shumë e mirë për vendin, pak përpara nisjes së sezonit turistik.

 

Të fundit