Flash News

KRYESORE

Artjola Toska i zbuloi të dashurin? Ky është djali italian që i ka rrëmbyer zemrën Marsela Çibukajt

Artjola Toska i zbuloi të dashurin? Ky është djali italian

Marsela Çibukaj e ka mbajtur jetën e saj private gjithmonë larg vëmendjes mediatike. Një foto e publikuar pak muaj më parë  në Instagram ku shfaqej  krah një mashkulli shumë simpatik na ka lënë të kuptojmë se në fakt këngëtarja na kishte prezantuar të dashurin e saj.

E ftuar në “Pop Culture” Marsela ka treguar më në fund identitetin e djalit edhe pse nuk e ka quajtur një të dashur por “një shok shumë i mirë i saj”.

“Quhet Emanuele, është italian, një shok shumë i mirë i imi, kemi shumë vite që njihemi”, – tha ajo sipas “Class”.

Moderatori Kelvi Kadilli e ka pyetur se pse të gjithë po thonë që ai është i dashuri i saj, Marsela, pa i kursyer as këtë herë batutat, ia kthen:

“Ashtu po thuhet? Epo fajin e ka Artjola Toska që pas asaj fotoje tha “të trashëgoheni”. Pas Artjolës filluan me radhë dhe të tjerat. Të gjithë janë shumë të kënaqur që po martohem. Kur të vijë momenti, do t’ju sjell llokumet”, – shprehet me humor këngëtarja duke shtuar më tej se dasmën e kanë lënë për 2018-ën.  

Të fundit