Flash News

KRYESORE

Arvizu tregon si e pranoi ofertën për të qenë ambasador në Shqipëri: Më thanë, mendoje dhe na thuaj nesër

Arvizu tregon si e pranoi ofertën për të qenë ambasador

Ish-ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu, në një intervistë për emisionin ‘Opinion’, ka treguar momentin kur ai u caktua ambasador në Shqipëri.

Ai tha se për vite më radhë kishte shërbyer në vendet e Azisë juglindore dhe mendonte se do të shkonte ambasador në një prej këto vendeve, por nuk ndodhi.

Arvizu tregoi se i kishin propozuar dy vende për të shërbyer si ambasador, Shqipëria dhe një shtet tjetër në Europë, dhe pasi kishte bërë disa kërkime dhe kishte pyetur disa miq të tij vendosi të pranonte postin e kryediplomatit amerikan në Shqipëri.

“Më thanë për të shkuar në Europë, në Shqipëri dhe në një shtet tjetër.

Më thanë, mendoje dhe na thuaj nesër. Fola me Anën dhe ajo më tha se zgjedhja më takonte mua. Kërkova në Wikipedia. Fola me disa njerëz.

Shumë njerëz me të cilët fola më thanë është një vend shumë i çuditshëm. Thash me vete pse jo. Por edhe atëherë nuk ishte e sigurt se isha kandidat.

Pak javë më vonë më thanë urime, do të shkosh në Shqipëri”, u shpreh ndër të tjerash ish-ambasadori Arvizu.

 

Të fundit