Flash News

KRYESORE

As deputeti i PS-së nuk e di laboratorin se ku Rama ka dërguar zërin e audio përgjimit: Do e ketë shkarkuar nga interneti

As deputeti i PS-së nuk e di laboratorin se ku Rama ka dërguar

Deputeti i Partisë Socialiste, Ulsi Manja, tha se as ai nuk e di se në çfarë laboratori e ka dërguar kryeministri Edi Rama audio përgjimin dhe që doli në përfundimin se ai është i montuar.

Në emisionin ‘Real Story’, i pyetur se ku e mori kryeministri zërin që e dërgoi për ta verifikuar në laborator, Manja tha se “atë e nxorën të gjitha mediat, mund ta ketë shkarkuar nga interneti”.

Kryeministri Edi Rama, një ditë pas publikimit të audio përgjimit, duke folur në mbledhjen e grupit parlamentar të PS-së tha se ajo ishte e montuar pasi e kishte verifikuar në një laborator të huaj por pa dhënë emrin e tij.

Të fundit