Flash News

KRYESORE

“As KQZ, as ODIHR, as Palmer, as Mogherini”, Manjani përgëzon zgjedhjet në Greqi: Perfeksion demokratik

“As KQZ, as ODIHR, as Palmer, as Mogherini”, Manjani

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, paralelizon zgjedhjet e zhvilluara dje në Greqi dhe me ato në Shqipëri.

Nën kënvështrimin e Manjanit, modeli grek është i largët për Shqipërinë,pasi shprehet se në Greqi ato u zhvilluan si një perfeksion demokratik.

Manjani shkon më tej duke thënë ne “nuk kemi fytyrë që të shajmë grekët, sa kohë që standardet tona përfundojnë me sherre komisionerësh.”

 

Reagimi i Manjanit:

Çfarë perfeksioni demokratik!

Grekët, dje bënë zgjedhje sot formuan qeverinë e re!

As KQZ, as ODIHR, as Palmer, as Mogherini, as ambasada e as lesh.

As blerje votash, as sherre komisionerësh. Punonjësve të shtetit s’u ndjehet zëri e as ka zë që ti kërcënojë.

Votim i lirë, numërim i shpejtë, rezultat e ndershëm!

Thjesht demokraci!

E pastër sa më ska!

Humbësi largohet.

Fituesi urohet.

Populli vendos.

Askush nuk mban e as merr me zor pushtetin!

Dhe kemi dhe fytyrë të shajmë Grekët, pa le!

 

Të fundit