Flash News

KRYESORE

As 'mami' as 'babi', princi Louis ka thënë si fjalë të parë emrin e moderatores së emisionit të gatimit

Princi Louis është më i vogli i familjes së Kate dhe Ëilluam, Dukëve të Kembrixhit. Ai po rritet dita ditës dhe ka filluar të shqiptojë edhe fjalët e para.

Në intervistën për “A Berry Royal Christmas” në “BBC”, Kate ka treguar se cila ka qenë fjala e parë që Princ Louis ka shprehur. Duke folur me drejtuesen e emisionit dhe njëkohësisht shkrimtaren e disa librave për kuzhinë, Mary Berry, Kate ka treguar se Louis ka thënë si fjalë të parë emrin e moderatores:

“Fjala e parë e Louis ishte Mary, sepse fiks në gjatësinë e tij janë gjithë librat e mi të gatimit në raftet e kuzhinës. Dhe fëmijët magjepsen menjëherë pas fytyrave dhe fytyra jote është në gjithë librat e gatimit dhe ai thotë ‘kjo është Mary Berry’… kështu që ai do të të njihte menjëherë nëse do të shikonte sot.”

Princi Louis në prillin e ardhshëm bën 2-vjeç. Kate dhe Ëillim  kanë dhe dy fëmijë të tjerë, Princeshën Charlotte dhe Princin George.

Të fundit