Flash News

KRYESORE

As mediat nuk u shpëtojnë kritikave, aktivisti në protestë: Turp, dërgoni kamerat këtu dhe transmetoni telenovela

As mediat nuk u shpëtojnë kritikave, aktivisti në protestë:

Televizionet kombëtare janë kritikuar sot në protestën që po zhvillohet përpara Kryeministrisë, për censurën ndaj zërit të qytetarëve.

Ka qenë aktivisti Besjan Pesha që kritikoi mediat për mungesën e transparencës dhe censurimin e protestës.

“Dua t’ju them mediave shqiptare, turp, dërgoni kamerat këtu dhe transmetoni telenovela”, tha Pesha në protestën e organizuar nga shoqërica civile.

Pesha i bëri thirrje kryeministrit Edi Rama që të reflektojë dhe të kuptojë se nuk ka pranga mjaftueshëm për të arrestuar të gjithë shqiptarët. Ai u shpreh kundër koncesioneve dhe rritjes së taksave nga qeveria.

Protestoi në Kalimash, qytetari mban sot fjalim poshtë zyrës së Ramës: Do thyesh kokën në Kukës; pushteti është i popullit

Të fundit