Flash News

KRYESORE

As Messi dhe as Ronaldo, futbollisti më i shtrenjtë në botë është në kampionatin anglez

As Messi dhe as Ronaldo, futbollisti më i shtrenjtë në botë

Observatori Ndërkombëtar i Studimeve Sportive, (CIES), ka zbuluar se kush është futbollisti më i shtrenjtë në botë dhe ajo që tërheq më tepër vëmendje është se sipas CIES nuk është as Messi, as Ronaldo dhe as Neymar.

CIES thotë se Harry Kane është futbollisti më i shtrenjtë në botë dhe që vlerësohet 201.2 milionë euro, bazuar në disa të dhëna shumë të rëndësishme(minutat e luajtura, skandenca e kontratës, golat e shënuar, klubit që i përket) e mbi të gjitha faktori moshë.

Kane lë pas Neymar me 197.5 mln, Mbappe me 186.5 mln dhe Messin në vendin e katërt me 184.2 mln euro ndërsa Cristiano Ronaldo me 104.2 mln euro renditet në vendin e 24.

Të fundit