Flash News

KRYESORE

As një javë të ndarë, Jessie J dhe Channing Tatum u rikthyen sërish bashkë?

Jessie J dhe Channing Tatum para disa ditësh dhanë lajmin se janë ndarë nga njëri-tjetri (gjendje e cila vazhdon prej disa kohësh). Por dje, aktori festoi 40 vjetorin e lindjes dhe mesazhi i urimit nuk ka munguar as nga Jessie J.

“Gëzuar 40 vjetorin e lindjes për këtë njeri të veçantë. Je me të vërtetë unik. Jam shumë mirënjohëse që ke lindur, por akoma më shumë mirënjohëse që u takuam,”-ka shkruar këngëtarja në postimin në Instastory.

Këto pastime kanë ngritur dyshimet – siç shkruajnë dhe mediat e huaja – se dyshja është rikthyer sërish bashkë.

Lidhja e tyre është shoqëruar gjithmonë me ulje dhe ngritje dhe janë ndarë e ribashkuar shpesh herë.

https://politiko.al/on-off-channing-tatum-dhe-jessie-j-ndahen-serish/

 

Të fundit