Flash News

KRYESORE

Asambleja e Universitetit “Luigj Gurakuqi”: Koha për t’iu kthyer Universiteteve të drejtën për pranimet e studentëve të rinj

Asambleja Universitare e Universitetit të Shkodrës “Luigj Gurakuqi” kërkon që qeveria të rishikojë procedurat e pranimit të studentëve të rinj në universitete.

“Pas eksperimentit katër vjeçar që zbatoi Ministria e Arsimit, Rinisë dhe Sporteve duke vendosur notën mesatare si kriterin kryesor në pranimet e studentëve të rinj në universitete ka ardhur koha që të bëhet një studim mbi suksesin apo dështimin e këtij kriteri”, thuhet në kërkesën e Asambleja Universitare të Universitetit të Shkodrës.

Asambleja e Universitetit të Shkodrës thekson se cenimi i autonomisë universitare nga ana e qeverisë me ndërhyrjet e saj vit pas viti për rritjen e notës mesatare në pranimet e studentëve të rinj ka ndikuar negativisht tek universitetet.

Asambleja parashtron edhe disa argumente të cilat vënë në dukje cenimin e autonomisë së universiteteve publike dhe “fiktivitet – sipas tyre- të notës mesatare” të vendosur nga qeveria.

Të fundit