Flash News

KRYESORE

Asfiksimi i nxënësve në Bulqizë, Monika Kryemadhi: Kërkoj falje...

Asfiksimi i nxënësve në Bulqizë, Monika Kryemadhi:

Kryetarja e LSI-së, Monika Keryemadhi ka reaguar për ngjarjen e ndodhur në Bulqizë ku si pasojë e rrjedhjes së gazit u asfiksuan rreth 60 nxënës.

Në një postim në rrjetin social Facebook, Kryemadhi thotë se nuk mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet .

Postimi i plotë i Monika Kryemadhit

Bulqiza e pasurive të mëdha, njëherësh dhe realiteti i dhimbjeve dhe varfërisë së pacak është ballafaquar sot me tragjedinë e rradhës: dhjetëra fëmijë jane helmuar nga tymi, por fatmirësisht ka dashur Zoti të shpëtojnë! 🙏🏻

Nuk më mbetet tjetër, vetëm të kërkoj falje për këtë realitet të hidhur që kemi instaluar të gjithë bashkë në këto 27 vjet dhe t’i lutem Zotit të na japë kurajon të luftojmë dhe të përpiqemi për të ndryshuar këtë realitet të hidhur.

Të fundit