Flash News

KRYESORE

Asfiksohet një fëmijë në Ulëz, kryefamiljari kërkon ndihmë: Na ka rrethuar zjarri

Asfiksohet një fëmijë në Ulëz, kryefamiljari

Ditët e fundit zjarret sa vijnë dhe shtohen në të gjithë vendin, por gjendja paraqitet kritike në Ulëz ku familje pretendon se flakët iu kanë ardhur pranë shtëpisë, ndërsa mbrëmë një prej fëmijëve të tyre, një foshnjë një muajshe është asfiksuar nga tymi.

Sipas News 24, kryefamiljari Tanush Sefgjini ka apeluar për ndihmë, pasi zjarri ndodhet vetëm pak metra banesës së tyre.

Ai sqaroi se fëmijët po mbahen brenda, pasi dje më i vogli ka shfaqur shumë probleme. “E kemi mbajtur me kompresa, ka qenë shumë keq. Ne jemi 10 familjarë me fëmijë e gra, po tentojmë ta fikim zjarrin por na ka rrethuar”,- sqaron ai teksa kërkon ndihmë autoriteteve pasi situata ka dalë jashtë kontrollit. Sefgjini ka deklaruar po ashtu se nuk mund të largohet nga shtëpia pasi pasi ka 150 krerë bagëti që s’mund t’i lërë të digjen.

 

Të fundit