Flash News

KRYESORE

“Asgjë në horizont” Haradinaj: Do t’i përgjigjemi çdo provokimi të Serbisë. Vuçiç: S’do lëshojmë pe

“Asgjë në horizont” Haradinaj: Do t’i

Një ditë para Samitit të Berlinit, asgjë nuk duket në horizont sa i pëprket një marrëveshjeje mes kryeministrit të Kosovës Ramush Haradinaj dhe presidentit serb Aleksandër Vuçiç.

Haradinaj është shprehur publikisht se nuk do të tolerojë asnjë provokim nga pala serbe, duke theksuar se në të kundërt do të merren masa ndëshkimore. “Nuk po paragjykoj çfarë masash, po edhe na dimë me ia dalë vetë”, ka thënë numri një i qeverisë së Kosovës, i cili shprehet i vendosur për taksën 100% ndaj Serbisë.

Ndërsa Vuçiç u shpreh se delegacioni i tyre do të jetë i vetmi që do të kundërshtojë idenë e një Kosove të pavarur në Berlin.

“Pozicioni ynë nuk është i lehtë, por sa i përket asaj që do të ushtrojnë presion që Serbia të bëjë disa lëshime, askush nuk do ta shohë atë film”-u shpreh Vuçiç nga përmbyllja e punimeve të forumit tre-ditor i quajtur “Një rrip, një rrugë” të Kinës, ku merr pjesë si i ftuar nga lideri Xi Jinping.

Të fundit